A ju ka shkuar mendja se si trajtohen valixhet tuaja në aeroport?

A ju ka shkuar mendja se si trajtohen valixhet tuaja në aeroport?

Jonas Ozolins i ka filmuar dy punonjës të Aeroportit Luton në Londër, teksa bartnin valixhet nga bagazhi i aeroplanit, në rimorkion e një kamioni të vogël.

Pamjet e filmuara tregojnë papërgjegjësinë e punëtorëve të cilët i hidhnin valixhet sikur të ishin mbeturina dhe ato përplaseshin kudo përfshirë edhe asfaltin.

Nuk dihet për dëmet që janë shkaktuar, por po kërkohet përgjegjësi nga kompania që i ka punësuar dhe kryen bartjen e valixheve të udhëtarëve nëpër aeroport.

“Po që se kemi menduar ndonjëherë pse i keni gjërat e thyera dhe gjithçka është e kthyer së prapthi”, është një koment lidhur me rastin, transmeton telegrafi.

Sjelljet e tyre janë konsideruar të ulëta dhe kanë ngritur shqetësime, për gjësendet e dëmtuara shkaku i përplasjeve.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=9q-aalIRr2o”/]