Pub-et që ndodhen në vendet me përhapje më të madhe të virusit Covid-19 në Britani do të ndalohen të shesin alkool – nëse nuk e shoqëroni me një shujtë.
Masa u vendos nga Boris Johnson sot si pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse për të zbutur virusin dhe për të thjeshtuar konfuzitetin e vendit për kufizimet lokale.
Sipas sistemit të ri, ndryshimet dramatike janë vendosur në lokale dhe pube të vendeve si Liverpool, ku rastet janë më të larta dhe virusi po përhapet me shpejtësi.
Pra, si pjesë e këtyre kufizimeve, alkooli nuk do të lejohet të shërbehet nëse nuk është me një vakt, sipas shefave të këshillit lokal në zonat e prekura.
Dhe pub-et dhe baret që nuk mund të shërbejnë vakte nuk do të lejohen të hapen./Insajderi.com
Burimi: Mirror