
Mesfushori spanjoll, Juan Mata ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, shkruan Insajderi.
Ai do të jetë pjesë e United së paku edhe për një vit, pasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
Ai është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2014 ku u transferua nga Chelsea.
Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar 189 paraqitje me ta ku ka shënuar 34 gola./insajderi.com