Julian Assange do të vazhdojë të qëndrojë në burg, derisa po vazhdon betejën e tij kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjyqtarja britanike, Vanessa Baraitser, ka thënë se ka baza të mjaftueshme për të besuar se ai mund të ikën.
Ndërsa të hënën, ajo ka vendosur që themeluesi I Wikileaks, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ka rrezik të kryejë vetëvrasje.
SHBA-të tani janë duke e apeluar këtë vendim, dhe gjithashtu janë kundër vendimit që 49 vjeçari të lirohet nga burgu i sigurisë së lartë para se të dëgjohet rasti i tij në seancë.
Assange, që është parë me një xhaketë të zezë dhe maskë në fytyrë, nuk është parë të reagojë pasi ka dëgjuar vendimin për të nga gjykata.
Ai po mbahet në burg qysh nga viti i kaluar, pasi ka qenë duke qëndruar për gjashtë vjet Brenda Ambasadës së Ekuadorit në Britani, që ta evitojë ekstradimin.
Prokurorët amerikanë duan ta gjykojnë për hakim dhe publikim të dokumenteve zyrtare – përfshirë këtu edhe identitetin e informatorëve që po ndihmonin agjencitë e inteligjencës në Afganistan, Irak e vende të tjera./Insajderi.com