Tashmë është zyrtare, Hans Flick largohet nga Bayerni në fund të sezonit dhe vendin e tij e merr trajneri aktual i Leipzig, Julian Nagelsmann, njofton Insajderi.
Ka qenë vetë klubi bavarez, që nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Nagelsmann.
Ky i fundit ka bërë shumë mirë me Leipzig në vitet e fundit dhe kjo ka bindur drejtuesit e kampionëve t’i besojnë stolin e Bayernit. Nagelsmann do të marrë drejtimin e bavarezëve pas përfundimit të sezonit aktual, teksa ka firmosur kontratë pesë vjeçare.
Ndërkohë, vendin e Julian Nagelsmannit në Leipzig pritet ta marrë Jese Mars i cili ka punuar në Amerikë te “New York Red Bull” që militon në MLS dhe është aktualisht pjesë e Salzburgut në kampionatin austriak.
47 vjeçari e njeh mirë ambientin në Gjermani dhe shihet si trajneri ideal për të drejtuar Leipzig në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm. /Insajderi.com