Jurgen Kloop: Dje nuk ishte një ditë e mirë për futbollin

Jurgen Kloop: Dje nuk ishte një ditë e mirë për futbollin

Trajneri i Liverpool, Jurgen Kloop gjithashtu ka komentuar vendimin e gjykatës së apelit, që lejon Cityn të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

“Gëzohem për City që ata do të jenë pjesë e garës, por të jem i sinqertë, mendoj se dje ishte një ditë e keqe për futbollin. Sepse mendoj se rregullat e Fair Play financiar, janë rregulla shumë të mira për futbollin dhe për mbrojtjen e ekipeve deh garës së futbollit” tha Kloop për Sky Sports, përgjatë intervistës para ndeshjes kundër Arsenal, transmeton Insajderi.

“Shpresoj që këto rregulla financiare do të qëndrojnë akoma dhe do të respektohen nga klubet” përfundoi Jurgen Kloop./Insajderi.