Jurgen Klopp – mesazh tifozëve në start të Premier League

Jurgen Klopp – mesazh tifozëve në start të Premier League

Përmes faqes zyrtare, ekipi i Liverpool ka shpërndarë një video të trajnerit Jurgen Klopp.

Ai flet për kohën e pandemisë, pauzën, problemet, vlerën e jetës dhe kthimin e futbollit.

Më së shumti fjalë pati për shikuesit, që sipas tij futbolli pa ta s’ka kuptim.

Më poshtë i keni deklaratat e tij.


‘Futbolli po kthehet. Për disa arsye, me gjasë do të jetë komplet ndryshe, por ju akoma mund ta bëni shumë special këtë sport. Shumë gjëra janë thënë javëve të fundit, për shumë gjëra kemi menduar këtë kohë. Hajde të kthehemi pak prapa disa muaj, kur ne të gjithë luftuam një problem të madh. Aty e kuptuam që futbolli nuk është aq i rëndësishëm sa menduam, atë natë e kuptuam këtë gjë, kur luajtëm kundër Atletico Madrid’.

‘Mendoj që ishte mësim i mirë. Ishte e vështirë të mendoje nganjëherë që futbolli mund të mos kthehej, nëse do të luanim prapë. Tani qëndrojmë këtu, Premier League do të filloj, duhet të tregohemi të përgjegjshëm, duam ta ruajmë shëndetin e më të dashurve tanë’.

‘Na duheni, gjërat janë më speciale me ju tifoz, tani në stadiumin tonë do të ketë një ndryshim të madh. Këto ditë kishim disa ndeshje përgatitore, një tjetër në shtëpi kundër Blackburn, mund të them që për herë të parë nuk u këndua ‘You will never walk alone’ që pa tifozët kishte kuptim vetëm 5%’.

‘Do të jetë vetëm një moment, gjithçka do të kthehet në normalitet, e deri atëherë, ne do të luajmë futboll, siç e thash, do të jetë ndryshe, por prapë është futboll, prapë për ju luhet ky sport. Ne do të jemi në stadium, ju në shtëpitë tuaja. Ju premtoj se do ta ndjejmë përkrahjen tuaj, do ti bëjë futbollistët të ju ndjejnë. Akoma jeni 80 apo 90% nafta e tankeve tona’.

‘Mesazhi final: qëndroni të sigurt,  na mbështetni nga shtëpia, ne jemi me ju dhe ‘you will never walk alone’ (kurrë nuk do të ecësh i vetëm)’.


/Insajderi.com/