
Juventus janë gati ta ndërpresin bashkëpunimin me Douglas Costan dhe ta shesin këtë verë, shkruan Calcio Mercato, njofton Insajderi.
Sulmuesi brazilian i krahut mund të shitet nëse shifra prej 50 milionë eurosh që i kanë vënë Biankonerët jepet nga ndonjë ekip në këtë afat kalimtar.
Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë qenë rishtazi të lidhur me Costan, i cili me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2022./Insajderi.com