Ramsey bëhet kurban

Juve ka probleme me para – do e shesë Ramsey-n

Situata e shkaktuar nga Coronavirusi po i detyron klubet të bëjnë kompromise. Njëjtë Juventus-it po i duhet të shesë lojtarë që të mbulojë shpenzime.

Juve ka probleme me para – do e shesë Ramsey-n

Juventus do që ta shes mesfushorin Aaron Ramsey këtë verë dhe gjasat janë që uellsiani të përfundojë tek Tottenham në Angli, shkruan The Sun, njofton Insasjderi.

Juventusi dëshiron të bëjë shkurtime të shpenzimeve për shkak të situatës me Coronavirus dhe Ramsey mund të sakrifikohet.

Por, përkundër se Spurs mund ta dëshirojnë Ramsey në ekip edhe ata po ballafaqohen me vështirësitë e tyre ekonomike dhe nëse e duan uellsianin, atëherë duhet të bëjnë ndryshime të caktuara në skuadër./Insajderi.com