Juve mposht Milanin – kualifikohet për në çerekfinale

Juve mposht Milanin – kualifikohet për në çerekfinale

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe ishte një kualifikim i merituar për vendasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 10-të pas një asistimi nga Juan Cuadrado.

Në minutën e 21-të shënoi edhe Miralem Pjanic, shënoj një super golë nga gjuajta e lirë dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Milani e filloi pjesën e dytë më mirë dhe në minutën e 53-të shënoi Carlos Bacca.

Por, për mysafirët çdo gjë u bë më e vështirë në minutën e 54 kur Manuel Locatelli u ndëshkua me karton të kuq. Në gjysmëfinale Juventusi do të përballet me Napolin./Insajderi.com