Juve pas sulmuesit francez të Arsenalit

Juve pas sulmuesit francez të Arsenalit

Gjiganti italian i është vënë pas yllit të Arsenalit.

Juventusi ka vënë kontakt me Arsenalin për një transferim të mundshëm të Alexandre Lacazette, shkruan Calcio Mercato, njofton Insajderi.

Biankonerët janë gati ta përfshinë në ofertë Daniele Rugani dhe Cristian Romero, në një ofertë finale nëse mundësohet transferimi i francezit në Allianz Stadium në Torino.

Lacazette ka edhe dy vjet kontratë me Arsenalin, por bosi i ri i Juves, Andrea Pirlo, shpreson se një marrëveshje do të arrihet./Insajderi.com