Juventuesi, Interi, Atalanta zhvillojnë ndeshjet e radhës

Juventuesi, Interi, Atalanta zhvillojnë ndeshjet e radhës

Serie A zhvillon të shtunën tri ndeshje të xhiros së nëntë.

Interi do ta ketë sfidën e vështirë nga ora 15:00 kundër Sassuolo e cila po kalon në një formë fantastike.

Sassuolo ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë. Dy më pak sesa lideri, Milan.

Juventuesi do të ndeshet me Benevento nga ora 18:00. Cristiano Roanldo nuk do të luajë pasi po ruhet nga trajneri, Andrea Pirlo, për sfidën e mes-javës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, Atalanta nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen kundër Veronas. /Insajderi.com