Juventus afron lojtarin e parë në transferimet e afatit kalimtar të janarit

Juventus afron lojtarin e parë në transferimet e afatit kalimtar të janarit

Nicolo Rovella dhe Juventus një hap larg. Talenti italian 19 vjeçar i Genoas i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, tërhoqi vëmendjen e drejtuesve më të lartë “bardhezi” të cilët janë shumë pranë finalizimit si operacion, njofton Insajderi.

Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë rreth 10 milionë euro, dhe do të qëndrojë në huazim tek Genoa deri në fundin ne sezonit dhe më pas t’i bashkohet skuadrës së Andrea Pirlos.

Përveç shumës 10 milionë euro për mesfushorin, për klubin nga Liguria pritet të shkojnë dhe dy lojtarët të rinj “bardhezi” si Manolo Portanova dhe Elia Petreli. Tratativa është në detaje, pritet zyrtarizimi në orët në vijim. /Insajderi.com