Juventus barazon ndeshjen e gjashtë në kampionat, kësaj radhe me Atalanta-n

Juventus barazon ndeshjen e gjashtë në kampionat, kësaj radhe me Atalanta-n

Në ndeshjen e parë të javës së 12-të në Serie A, të zhvilluar ditën e mërkure, Juventus dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1:1, njofton Insajderi.

Anësori italian, Federico Chiesa, ka kaluar torinezët në epërsi në minutën e 29-të në ndeshje. Me rezultat minimal për nikoqirët u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë do të barazonte rezultatin ekipi i Gasperinit. Autori i golit ishte Remo Freuler (57’).

Në minutën e 61-të, Juventus kishte mundësi të rikthente epërsinë pas një penalltie të fituar, mirëpo nuk ia doli ta konvertojë në gol Cristiano Ronldo. Goditjen e portugezit e priti Gollini, i cili bëri edhe disa pritje tjera fantastike.

Deri në fund ekipet nuk shënuan më gola, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1:1.

Ky është barazimi i gjashtë për Juventus, teksa ka shënuar gjashtë fitore dhe nuk ka shijuar akoma humbje. Me këtë pikë, Juventus shkon në kuotën e 24 pikëve, duke kaluar në vendin e tretë në ligë.

Në anën tjetër, Atalanta me këtë pikë ngritët në vendin e tetë me 18 pikë. /Insajderi.com