
Weston McKennie i ka bindur të gjithë. Klubi i Juventusit me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj ka njoftuar se ka ushtruar përfundimisht të drejtën e blerjes së mesfushorit amerikan nga klubi gjerman i Schalke 04, njofton Insajderi.
Me 31 paraqitje, pesë gola dhe me një trofe në bagazhin e tij, McKennie është tani më zyrtarisht lojtari i Juventusit pasi deri më tani ishte në huazim me të drejtë blerje.
Klubi ‘bardhezi’ do të derdhë në arkat e klubit nga ‘Gelsenkirchen’ 18,5 milionë euro në tre këste pagimi.
Lajm i mirë për Juventusin, të cilët përfundojnë blerjen e një nga lojtarëve të rëndësishëm këtë sezon për skuadrën torineze. /Insajderi.com