Juventus dëshiron “tripletën”, këto janë ekipet që e kanë fituar deri tani

Juventus dëshiron “tripletën”, këto janë ekipet që e kanë fituar deri tani

Pas fitores së titullit kampion në Seria A dhe Kupës së Italisë, Juventusi ka mbetur ekipi i vetëm në Europë që mund të kompletojë të shumëdëshiruarën “tripletë”.

Kjo realizohet nëse bardhezinjtë e drejtuar nga Masimilliano Allegri fitojnë sonte në Cardiff, mundin Real Madridin në finalen e Ligës së Kampioneve, njofton Telesport.al.

Po ta mbyllte sezonin me tre trofe të mëdhenj, Juventusi do t’u bashkangjitej tetë klubeve të tjera, që e kanë provuar më parë këtë kënaqësi të pamatë në historinë e futbollit europian.

Më poshtë, përmes fotove, po ju njohim me skuadrat dhe vitet kur ato kanë bërë “tripletë”:

Celtic Glasgow – 1967
Ajax – 1972

PSV Eindhoven- 1988
Manchester Uniteed – 1999

Barcelona – 2009

Inter – 2010

Bayern Munich – 2013

Barcelona – 2015