Juventus dhe Club Brugge shënojnë fitore si mysafir në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve

Juventus dhe Club Brugge shënojnë fitore si mysafir në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve

Në dy ndeshjet e para të së martës mbrëma në Ligën e Kampionëve, Juventus dhe Club Brugge kanë arritur fitore si mysafirë përball Dynamo Kyiv, respektivisht Zenit St. Petersburg, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kyiv të Ukrainës, skuadra italiane Juventus ka shënuar fitore me rezultat 0:2 kundër ukrainasëve të Dynamos. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë dy herë shënuan italianët me Alvaro Moratan në minutën e 46’ të takimit, dhe në të 84’ minutë, Morata shënoi golin e dytë personal në takim, duke siguruar një fitore komode për ekipin e tij, Juventus.

Në takimin tjetër të orës 18:55, belgët e Brugge u treguan më të suksesshëm se rusët e Zenit, duke i mposhtur si mysafir me rezultat 1:2. Edhe ky takim, në pjesën e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan tre gola. Në minutën e 63’ të takimit, mysafirët shënuan me Emmanuel Dennis për epërsinë e parë, pastaj në minutën e 74’ të takimit, barazuan vendasit nga nja autogol i Ethan Horvath, pastaj në minutën e katërt shtesë, mysafirët realizuan golin e fitores me Charles De Ketelaere, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar të takimit, Zenit St. Petersburg 1-2 Club Brugge. /Insajderi.com