Gianluigi Buffon, është një nga portierët aktivë me moshën më të madhe në futbollin elitar. Legjenda e klubit ‘bardhezi’ nuk e mendon aspak të tërhiqet, njofton Insajderi.
Pavarësisht se në vitin 2018, vendosi të largohej nga Juvja, drejt PSG, kampioni i botës në vitin 2006, vendosi, të rikthehej, një vit më vonë, te ‘Zonja e Vjetër’.
“Calciomercato” raporton se drejtuesit e Juventus, duan t’i ofrojnë rinovimin për një tjetër sezon, që do të thotë se Buffon do vazhdojë të mbrojë portën e rekordmenëve italianë deri në sezonin 2021-2022.
Klubi ka si prioritet, firmosje me lojtarë të rinj dhe të talentuar por esksperienca e Gigi Buffon, në klubin ‘bardhezi’, nuk mund të anashkalohet, dhe fakti që Buffon, është një liderët e dhomës së zhveshjes, e bën atë, një aset tejet të rëndësishëm. /Insajderi.com