Juventus e largon Higuani, e transferon Suarez dhe Dzeko

Juventus e largon Higuani, e transferon Suarez dhe Dzeko

Ekipi i Juventus, do të duhet ta strukturojë fazën e sulmit, pas largimit të Higuain, i cili është konfirmuar se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Andrea Pirlo.

Mediat e besueshme në Itali, raportojnë se Juventus po kërkon Luis Suarez të Barcelonës, si zëvendësim për Higuain si dhe ata kanë marrëveshje me sulmuesin e Roma, Edin Dzeko, transmeton Insajderi.

Luis Suarez, pritet të largohet nga Barcelona, së bashku me Lionel Messi-n, ndërsa, Dzeko, thuhet që veq se ka arritur marrëveshje me Juventus./Insajderi.com.