Juventus e mban distancën

Juventus e mban distancën

Kampioni i tetë sezoneve të fundit në Serie A, e ka bër edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm për ta fituar titullin e nëntë rresht.

Juventus, mposhti në udhëtim ekipin Genoa 3:1.

Katër golat u shënuan në pjesën e dytë, Dybala 50’, Ronaldo 57’, Costa 73 dhe për Genoa realizoi Pinamonti 76’.

Kjo ishte fitorja numër 23 për Juventus sivjet, kundrejt tri barazimeve e po aq humbjeve.

Skuadra bardh e zi pas 29 ndeshjeve ka tubuar 72 pikë, katër më shumë Lazio që është në vendin e dytë.

Deri në fund të sezonit 2019/20 në Serie A, duhet të zhvillohen edhe dhjetë xhiro, apo në lojë janë edhe 30 pikë për tu përcaktuar fituesi.

Insajderi.com