Juventus fillon mbrojtjen e titullit me fitore

Juventus fillon mbrojtjen e titullit me fitore

Të dielën mbrëma, Juventus shënoi fitore si vendas në “Allianz Stadium”, përball Sampdoria-s, në kuadër të gjiros së parë në Serie A, njofton Insajderi.

Kështu trajneri, Andrea Pirlo, fillon mbarë karrierën si trajner profesionist, ndërsa Juventus e fillon mbarë mbrojtjen e titullit të kampionit në elitën e futbollit italian.

Juventus shënoi fitore me rezultat të pastër kundër Sampodoria-s, me rezultat 3:0.

Golin e parë në takim e shënoi i sapo transferuari në Torino, Dejan Kulusevski në minutën e 13’ të takimit.

Në pjesën e dytë, torinezët shënuan edhe dy herë të tjera, me Bonucci në minutën e 78’ të takimit, ndërsa për 3:0, u kujdes portugezi Ronaldo duke shënuar dy minuta para mbarimit të ndeshjes.

Në gjiron e ardhshme, Juventus udhëton në Romë, për të zhvilluar derbin me Romën, ndërsa skuadra gjenoveze pret në “Luigi Ferraris”, skuadrën e sapo inkuadruar në Serie A, Beneventon. /Insajderi.com