Juventus fiton përballjen e parë në Kupë, mposht Inter-in në Milano

Juventus fiton përballjen e parë në Kupë, mposht Inter-in në Milano

Juventus fiton ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit në “San Siro”, njofton Insajderi.

“Bardhezinjtë” triumfuan me rezultatin 1-2 falë dy golavë të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Edhe pse “zikaltërit” e nisën mjaft mirë sfidën duke realizuar brenda nëntë minutash me Lautaro Martinez, “bardhezinjtë” gjetën forca për ta përmbysur takimin falë dy golave të superyllit portugez.

Te goli i “zikaltërve” pati meritë dhe portieri Buffon, i cili nuk diti të ndalonte goditjen e argjentinasit Lautaro. 17 minutë më pas, arbitri akordon penallti për “Zonjën e Vjetër” pas rishikoi pamjet në VAR për dyluftimin mes Juan Cuadrados dhe Ashley Young.

Pavarësisht protestave të lojtarëve të Interit, gjyqtari nuk ndërroi mendim dhe tregoi shenjën e 11-metërshit. Ronaldo godet saktë në qendër të portës. Nëntë minuta më vonë janë vetë “zikaltërit” fajtorë në golin e dytë të pësuar.

Mbrojtësi holandez De Vrij kthen topin pas te shoku i skuadrës Bastoni. Italiani nuk shikon Ronaldon nga pas dhe kapiteni Handanoviç bën dalje të gabuar. Portugezi përfiton duke rrëmbyer topin dhe shënon me portën e boshatisur.

Në këtë mënyrë, Juventusi hakmerret për humbjen e 17 janarit në kampionat 2-0 ndaj Interit. Por, finalisti i Kupës së Italisë do të caktohet të martën e ardhshme në “Allianz Stadium” të Torinos dhe Interi duhet të japë gjithçka për të eliminuar rivalin e përjetshëm. /Insajderi.com