Skuadrat e mëdha europiane kanë filluar “luftën” për Diego Costa-n, i cili gjatë ditës së martë zgjidhi kontratën me Atletico-n e Madrid-it duke qenë një lojtar i lirë, gjashtë muaj para se t’i skadonte kontrata, në verën e vitit 2021, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, pas sulmuesit spanjoll është vënë edhe Juventusi.
Skuadra “bardhezi” prej kohësh po kërkon një lojtar që të zëvendësojë më së miri portugezin Cristiano Ronaldo-n në qendër të sulmit dhe bomberi me origjinë braziliane e është më i duhuri për një pozitë të tillë.
Klubi torinez duhet të mposhtë konkurrencën e shumë klubeve europiane për të arritur te 32 vjeçari, i cili ishte edhe pjesë e Chelsea-t në Premier League. /Insajderi.com