Juventus hyn në garë për Mahrez  

Juventus hyn në garë për Mahrez  

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Juventus ka hyrë në garë për mesfushorin  e Leicester Cityt, Riyad Mahrez

Skuadra italiane e ka vendosur në listën e saj të dëshirave të shumë kërkuarin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Sipas Daily Mirror, Allegri në rast të dështimit të Douglas Costas dhe Di Marias ka plan për transferimin e mesfushorit algjerian që shkëlqeu vitin e kaluar me skuadrën e tij.

Mahrez javë më parë ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Leicester, pasi dëshiron të luaj për një skuadër më të madhe.

Përveç Juventusit, në garë për lojtarin janë edhe Barcelona Arsenal, Chelsea, PSG dhe Marseille.