Juventus interesohet për shërbimet e anësorit të Atalantës

Juventus interesohet për shërbimet e anësorit të Atalantës

Atalanta e Gian Piero Gasperinit tregoi edhe një herë këtë vit disa lojtarë që do të ndezin merkaton të transferimeve. Mes tyre pa asnjë dyshimi, Robin Gosens meriton një përmendje të veçantë, njofton Insajderi.

Anësori i majtë 26 vjeçar, autor i 11 golave në 39 paraqitje të grumbulluara deri më tani, është ndër lojtarët më të diskutuar dhe Juventus duket e përqendruar për të siguruar shërbimet.

Atalanta pret të arkëtojë 25 milionë euro, ndërkohë që drejtuesit ‘bardhezi’ presin të njohin renditjen përfundimtare përpara se të bëjnë një investim kaq të rëndësishëm. /Insajderi.com