Juventus ka mposhtur bindshëm Parma-n

Juventus ka mposhtur bindshëm Parma-n

Juventusi ka bindur në fushën e lojës, teksa ka shkatërruar Parmën me shifrat 0-4, njofton Insajderi.

Kulusevski hapi serinë e golave në minutën e 23-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas ishte Cristiano Ronaldo ai që dyfishoi shifrat. Por ylli portugez nuk do të ndalej me kaq, pasi me fillimin e pjesës së dytë tund sërish rrjetën e Parmës.

Ndërkohë, kur kishin mbetur edhe pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Alvaro Morata me një gjuajtje me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Një fitore e thellë kjo që sjell paqen e munguar në fillim të sezonit nga Pirlo, i cili është mbushur me kritika për formën e “bardhezinjve”. Tashmë Juventusi shkon në kuotën e 27 pikëve, vetëm një pikë më pak se Milani kryesues, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Insajderi.com