Juventus kërkon Chiesan e Fiorentinës

Juventus kërkon Chiesan e Fiorentinës

Skuadra e Juventus, pas barazimit me Romën në transfertë, duket se këtë vit do të has në vështirësi pasi nuk ka freski të mjaftueshme në fazën ofanzive, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, skuadra torineze lidhet përsëri me një transferim të mundshëm të anësorit të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Gjithashtu Chiesa është i kërkuar nga Milan, por milanezët nuk po arrijën të përmbushin kërkesën e lartë që ka ekipin “vjollcë” për lojtarin italian.

Edhe në vitet e kaluara, anësori 22 vjeçar ishte i lidhur me një kalim të “Zonja e Vjetër”, mirëpo tratativat dështonin në fund dhe palët nuk merreshin vesh.

Kësaj radhe, juventinët janë më të qartë për objektivin e tyre, duke ia servuar në pjatë plot 50 milionë euro, aq sa kërkon Fiorentina. /Insajderi.com