Juventus kundër Beneventos me fanella të reja, nismë kundër diskriminimit racor

Juventus kundër Beneventos me fanella të reja, nismë kundër diskriminimit racor

Juventusi prej kohësh është në linjën e parë të luftës kundër diskriminimit. Ditën e nesërme të 21 marsit është Dita Ndërkombëtare kundër diskriminimit racor dhe klubi juventin ka filluar menjëherë punën për nismën e re, njofton Insajderi.

Klubi ‘bardhezi’ ka dizenjuar në fanellë mbishkrimin e veçantë kundër diskriminimit racor “DifferencesMakeTheDifference” e cila në shqip përkthehet “Ndryshimet bëjnë ndryshimin”.

Kjo fanellë do të vishet fillimisht tek Juventusi i futbollit të femrave dhe ditën e nesërme tek skuadra e parë e meshkujve.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Juventusi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj. /Insajderi.com