Në derbin e javës së 11-të në Serie A, Juventus ka mposhtur Torino-n me përmbysje 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, njofton Insajderi.
Të parët kaluan në epërsi miqtë me golin e mbrojtësit Nicolas N’Koulou, i cili shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes. Me rezultat minimal për miqtë u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Juventus medoemos kërkonte së paku barazimin, për të ruajtur stolin e Andrea Pirlo-s.
Në minutën e 57-të, Cuadrado shënoi gol, mirëpo u anulua nag VAR, pasi një lojtar i Juventus ishte në pozitë jashtë loje.
Juventus nuk u zmbraps derisa barazoi rezultatin, McKennie ishte autor i golit të barazimit (78’). Ndërsa, një minutë para fundit, Cuadrado harkoi në zonë, derisa goditje me kokë të Bonucci-t nuk arriti ta devijonte Sirigu. Kështu duke nxjerrë topin për të dytën herë nga porta.
Me këtë fitore, Juventus shkon në 20 pikë, duke u ngritur përkohësisht në vendin e dytë në tabelë, ndërsa me këtë disfatë Torino mbetet në vendin e 18-të me gjashtë pikë. /Insajderi.com