Juventusi është duke kërkuar një sulmues, dhe mund të afrojë lojtar të lirë në këtë afat kalimtar, njofton Insajderi.
Sipas asaj që shkruan media spanjolle “El Gol Digital”, ‘bardhezinjtë’ po mendojnë për ish-sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa i cili aktualisht ndodhet pa asnjë skuadër pas prishjes konsensuale të marrëdhënies së tij me “Los Colchoneros”.
Për sulmuesin 33 vjeçar spanjoll me origjinë braziliane, është pas dhe Manchester City me Pep Guardiolën që e vlerëson shumë si lojtar. /Insajderi.com