Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e Juventusit ndaj Udinese-s me rezultatin 4-1, ndërsa dy golat tjerë për Juventus-in u shënuan nga Chiesa dhe Dybala, njofton Insajderi.
Me dy golat e shënuar ditën e sotme, Ronaldo shkon në kuotën e 758 golave në karrierë, duke kaluar kështu legjendën e futbollit botëror, Pele. Braziliani arriti të shënojë 757 gola në karrierën e tij, numër ky i cili tashmë është kaluar nga portugezi.
Gjithashtu me dopietën e ditën e sotme, Ronaldo merr edhe kryesimin e golashënuesve në Serinë A, teksa deri në këtë fazë ka arritur të shënojë 14 gola, dy më shumë se Lukaku i vendit të dytë. /Insajderi.com