
Juventusi është kualifikuar për në fazën çerekfinale në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Genoan, pas minutave shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, njofton Insajderi.
Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Pirlos, të cilët kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Kulusevskin në minutën e 2-të dhe më pas me Moratën në minutën e 23-të.
Megjithatë xhenovezët nuk u dorëzuan dhe arritën të gjenin barazimin, duke shënuar me Ziborra në minutën e 28-të dhe Megeloni në minutën e 75-të.
Në shtesë, Juventusi u tregua më i skatë, duke shënuar me Rafian në minutën e 103-të, i cili bëri debutimin dhe i siguroi skuadrës së tij kalimin në çerekfinale të Kupës. /Insajderi.com