Juventus mposht Napolin, rikthehet në pozitën e tretë në ligë

Juventus mposht Napolin, rikthehet në pozitën e tretë në ligë

‘Bardhezinjtë’ kanë mposhtur ditën e sotme Napolin, me rezultatin 2-1, duke marrë kështu vendin e tretë në renditje, me 59 pikë, një më pak se Milani i vendit të dytë, njofton Insajderi.

“Zonja e Vjetër” zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa krijoi disa raste të pastra për shënim. Në minutën e 13-të, Ronaldo zhbllokoi sfidën, pas një veprimi shumë të bukur të Chiesës në të djathtë.

Pjesa e dytë nisi përsëri me Juventusin më kërkues, të cilët e gjetën golin e dytë në minutën e 73-të. Ishte Paulo Dybala, i cili katër minuta pasi ishte futur në fushë, ia doli të shënojë për vendasit.

Insigne rihapi sfidën në minutën e 90-të, duke shënuar nga penalltia, por vetëm kaq, pasi skuadra e Gattusos nuk ia doli të shënojë të paktën edhe një gol tjetër, për të marrë barazimin. /Insajderi.com