Juventus mposht Sampdoria-n në Gjenoa

Juventus mposht Sampdoria-n në Gjenoa

Juventusi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Sampdorian në Gjenoa, njofton Insajderi.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Pirlos, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 20-të me Frederico Chiesa. Pas këtij goli, ‘bardhezinjtë’ kishin edhe disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e një goli.

Pjesa e dytë nisi me Sampdorian më kërkuese, që tentoi disa herë portën, por portieri polak i Juventus-it nuk lejoi topin të futej në kuadrat. Në minutën e 91-të, kur Sampdoria ishte hedhur e gjitha në sulm, përfiton Juventusi që me një kundërsulm shënon golin e dytë dhe të qetësisë, me anë të mesfushorit Ramsey, që me portën bosh nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Me këtë fitore ‘bardhezinjtë’ shkojnë në kuotën e 39 pikëve, shtatë pikë më pak se Milan i kryesues dhe dy pikë më pak se Interi i vendit të dytë, ndërkohë që kanë edhe një tjetër ndeshej për të zhvilluar, atë me Napolin të prapambetur. /Insajderi.com