Juventusi i surprizoi të gjithë, teksa u mposht nga Benevento me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A, duke humbur ndjeshëm terren me kryesuesit e Interit, njofton Insajderi.
Ishte Gaiç, që në minutën e 69-të, përfitoi nga një gabim i Arthur, duke ndëshkuar skuadrën e Pirlos, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Momentalisht kampionët në fuqi të Serisë A ndodhen në vend tretë me 10 pikë më pak se zikaltërit e Kontes.
Ndërkohë në dy sfidat e tjera të zhvilluara ditën në orën 15:00 të ditës së sotme, Lazio triumfoi në transfertë ndaj Udineses, teksa Sampdoria mposhti Torinon në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. /Insajderi.com