Juventus në “gjah” tek Atalanta

Juventus në “gjah” tek Atalanta

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit kolumbian të Atalantas, Duvan Zapata, raportojnë mediumet italiane, transmeton Insajderi.

Sipas Corriere dello Sport, Juventusi është duke ofruar 30 milionë euro plus Mattia Perinin për Zapatan,

Juventusi është duke u interesuar për një qendërsulmues. Arkadiusz Milik, Edin Xheko e Alexandre Lacazette janë opsione të preferuara për krerët e Juves, por Zapata po ashtu është në këtë listë.

Zapata 29-vjeçar ka realizuar 18 gola këtë stinor dhe Juventusi e sheh atë si zëvendësues perfekt për  Gonzalo Higuainin, që pritet të largohet në fund të stinorit./Insajderi.com.