Ekipi i Juventus, është duke e fituar garën për transferimin e sulmuesit meksikan të Wolves, Raul Jimenez.
Mediumi AS, raporton se Juventus është para ekipeve të tjera, duke përfshirë Manchester United-in, për të siguruar një marrëveshje me lojtarin dhe ekipin e tij, trasnmeton Insajderi.
Raul Jimenez, është 29 vjeçar dhe është lojtari kryesor i sulmit të Wolves, ku vetëm në këtë sezon, në të gjitha garat, ai ka shënuar 27 gola.
Manchester United, Tottenahm dhe Arsenal, i janë vënë pas lojtarit, por çmimi i tij prej 60 milion eurove, është shumë i lartë për të tre këto ekipe./Insajderi.com.