Kur jemi në ditën e fundit të merkatos, skuadrat evropiane po tentojnë të bëjnë lëvizjet e fundit drejt përforcimeve në skuadër, por edhe largimeve të mundshme. Njëra nga këto skuadra janë edhe kampionët e Italisë, Juventus, njofton Insajderi.
Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër”, ka transferuar në ditën e fundit të merkatos, anësorin italian të Fiorentinës, Federico Chiesa, por ka bërë edhe dy largime të rëndësishme.
Ka larguar në huazim te francezët e Lyon, anësorin Mattia De Sciglio, ndërsa në parë kishte trasnsferuar te Rennes, mbrojtësin italian Daniele Rugani. Ndërsa, gjithashtu ka bërë edhe huazimin e brazilianit Douglas Costa te Bayern Munchen për një sezon. Më parë, braziliani ishte pjesë e gjermanëve gjatë sezoneve 2015-2017, ku ishte shitur te Juventus pastaj për 40 milionë euro.
Sa i përket çështjes së Chiesa-s, italiani kalon te “Zonja e Vjetër” me formë huazimi me detyrim blerje për shumën 50 milionë euro në total. Gjatë orëve të ardhshme do të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës. /Insajderi.com