Juventus vs Lyon – çfarë thonë trajnerët para ndeshjes?

Juventus vs Lyon – çfarë thonë trajnerët para ndeshjes?

Ekipi nga Serie A, Juventus, do ta presë nesër në Torino, ekipin nga Ligë One, Lyon, në përballjen e dytë të tyre – në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte luajtur në Francë dhe Lyon e kishte fituar me rezultat 1 më 0. Të dy trajnerët kanë dhënë deklaratat e tyre, para ndeshjes së nesërme, transmeton Insajderi.

“Na duhet një performancë e shkëlqyer, për të prekur fazën tjetër. Ne do të detyrohemi të luajmë ndeshjen e tyre, pasi neve do të na duhet të sulmojmë, ndërsa ata janë të njohur për kundërsulmet e tyre” tha  ndër të tjera, trajneri i Juventus, Sarri, para ndeshjes.

“Megjithëse ne kemi fituar ndeshjen e parë – duke njohur cilësitë e kundërshtarit – gjasat janë 50-50. Mbrojtja e Juventus nuk është as solide dhe e sigurt, sikurse në vitet e kaluara, prandaj ne do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë dobësi, për të arritur fazën tjetër” tha trajneri i Lyon, Garcia.

Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay, është rikthyer nga lëndimi dhe kjo është një përparësi e madhe për ekipin nga Franca, në anën tjetër, Juventus është e kompletuar me lojtarët kryesor të tyre./Insajderi.com.