Juventus vs Milan – formacionet e derbit në Serie A

Juventus vs Milan – formacionet e derbit në Serie A

Do të startojë në orën 21:00, supersfida mes Juventusit dhe Milanit, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A. Një përballje tepër vendimtare që pritet të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave për sa i përket zonës Champions League, njofton Insajderi.

Nga sezoni 2011-’12 e më përpara Juventusi ka mposhtur 15 herë Milanin në kampionat (1 barazim, 3 humbje); kundër asnjë skuadre nuk ka bërë më mirë gjatë kësaj periudhe (15 suksese edhe kundër Lazios dhe Udineses, por me një sfidë më shumë).

Juventusi ka fituar nëntë ndeshjet e fundit brenda fushe kundër Milanit në Serinë A; vetëm kundër Foggias (11) ‘bardhezinjtë’ kanë një seri suksesesh të brendshme më të gjatë në kampionat.

“Zonja e Vjetër” ka pësuar gol në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit në Serinë A: nuk ndodhte në kampionat që nga prilli i 2010-ës, kur arriti në 19 radhazi. ‘Bardhezinjtë’ kanë shënuar së paku dy gola në 13 ndeshje brenda fushe në këtë kampionat, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Ishte që nga edicioni 2012-’13 që Milani nuk regjistronte së paku 69 pikë në një sezon të Serisë A (72 në atë rast, por në fund të turnet): në atë rast pas 35 javësh kuqezinjtë kishin 65 pikë.

Përballje direkte për kualifikimin në kupat europiane: nuk kishte ndodhur asnjëherë, në epokën e tri pikëve për fitore, që të kishte dy pikë mes vendit të dytë dhe të pesë pas 34 javësh.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2) Szceszny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Çalhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli. /Insajderi.com