Juventus vs. Milan, kush ka më shumë fitore?

Juventus vs. Milan, kush ka më shumë fitore?

Derbi i famshëm mes gjigantëve italian, Juventus dhe Milan, kthehet të premten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

Është ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ku e para në San Siro më 13 shkurt, përfundoi baras 1:1 me golat e Rebic dhe Ronaldo.

Insajderi u sjell statistika interesante për takimet direkte që Juve dhe Milan kanë pasur deri tash.

Kur jemi te gara e Kupës, Juventus 11 fitore, Milan shtatë dhe tetë herë janë ndarë baras.

Edhe në përballjet e Serie A, bardh e zinjtë kanë statistikë më të mirë, 66 fitore Juve, 50 Milan dhe 53 barazime.

289 herë janë takuar këto ekipe në histori, Juventus ka 108 fitore, Milan 94, 87 barazime.

Bardh e zinjtë kanë shënuar 419 gola, kurse kuq e zinjtë 405.

Fitoren më të lartë e ka arritur Milan 8:1 Juventus në sezonin 1911/12, kurse Juventus 8:2 në sezonin 1926/27.

Insajderi.com