Juventus zyrtarizon Kulusevskin

Juventus zyrtarizon Kulusevskin

Dejan Kulusevski, lojtari suedez me origjinë maqedonase, është prezantuar në Torino, njofton Insajderi.

Gjatë prezantimit të tij, Kulusevski ka thënë se ndihet me fat që luan me Cristiano Ronaldon, dhe se Zlatan Ibrahimovic e telefonoi posa firmosi me Juvenstus-in.

“Cristiano është fantastik, është shumë i mirë. Ai flet me të gjithë, madje edhe për gjërat jashtë fushe”. Më tutje 20 vjeçari ka thënë se mori nja telefonatë nga idhulli i tij, Ibrahimovic, “ai është idhulli im , ai më telefonoi dhe ishte emocionuese për mua. Kur isha i vogël kurrë nuk do të mendoja se do të më telefononte Zlatan”.

Kulusevski u transferua në Juventus nga Parma për 40 milionë euro, në janar 2020, por luajti në Parma deri në fund të sezonit. /Insajderi.com.