Juventus bën goditjen e parë në afatin kalimtar të janarit, duke afruar futbollistin Abdoulaye Dabo nga skuadra franceze e Nantes, njofton Insajderi.
Francezi 19 vjeçar i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Juventusit atë të U-23 dhe më pas sipas pritshmërive mund edhe t’i jepet një mundësi tek skuadra e parë.
Dabo transferohet tek Juventusi U-23 në formën e huazimit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.
Lajmin e mbërritjes të talentit 19 vjeçar e ka zyrtarizuar vetë klubi i Juventusit në një komunikatë zyrtare e cila i uron mirëseardhjen. /Insajderi.com