Juventusi dhe Roma pas Benatias

Juventusi dhe Roma pas Benatias

Afati kalimtar i janarit për skuadrat italiane tashmë është mbyllur, por Juventus dhe Roma kanë filluar të mendojnë për të transferuar lojtarët e duhur në afatin e radhës.

Synimi i skuadrave italiane do të jetë mbrojtësi i Bayernit, Mehdi Benatia, njofton “calciomercato”, raporton Insajderi.

Mbrojtësi nuk është duke kaluar një situatë të mirë në Mynih, pasi ka hasur në shumë lëndime duke mos qenë i gatshëm në shumë ndeshje për ‘Bavarezët’.

Nëse raportet e fundit të faqes eksperte të transferimeve në Itali, “Calciomercato” janë të vërteta atëherë Benatia pritet të jetë nënshkrimi i ri i një prej dy skuadrave më të mëdha italiane.

Reprezentuesi Maroken i është bashkuar skuadrës nga krahina e Bavarisë ne vitin 2013 një shumë prej 30 milionë eurove nga Roma.