Juventusi ka fituar 3:1 ndaj Udineses në xhiron e 16-të të Serisë A për të marrë kryesimin në tabelë, me një ndeshje më shumë se rivali më i afërt, Interi.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu me dy gola e një tjetër e shënoi Leonardo Bonucci.
Te mysafirët Pussetto shënoi në fund të ndeshjes.
“Zonja e Vjetër” ka 39 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Interi që sonte luan ndeshjen me Fiorentinën në udhëtim.
Milani zhgënjeu në “San Siro” duke barazuar pa gola me Sassuolon e vendit të 14-të. Kuqezinjtë mbeten në pozitën e 10-të në tabelë.