Miralem Pjanic është i lumtur në Juventus dhe ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic është shtylla kryesore e mesfushës së Juventusit dhe këtë po e tregon ndeshje pas ndeshje.
Sipas Corriere di Torino, Pjanic konsiderohet si kryesori në projektin e Juventusit dhe është i gatshëm të vazhdojë kontratën.
Kontrata aktuale e Pjanicit me Juventusin skadon në verën e vitit 2021.