Juventusi i bashkohet garës për Messi-n

Juventusi i bashkohet garës për Messi-n

Juventus i është bashkuar garës për të nënshkruar me Lionel Messi-n nga Barcelona, shkruan L’Equipe, njofton Insajderi.

Manchester City janë konsideruar si destinacioni favorit për argjentinasin, që i ka prezantuar klubit dëshirën për t’u larguar.

Paris Saint Germain gjithashtu është përmendur si një ekip i mundshëm ku Messi potencialisht do ta vazhdojë karrierën.

Gjithsesi, tani edhe Juve po e përgatit një ofertë për 33 vjecarin.

Po të kalonte Messi në Juve, do të ndodhte ajo që pak kush e ka menduar se do ta shohë – Ronaldo e Messi në një ekip./Insajderi.com