Juventusi pëson humbje të papritur në Serie A [Video]

Juventusi pëson humbje të papritur në Serie A [Video]

Juventusi është shokuar në xhiron e 13-të të kampionatit italian.

Kampioni i Italisë, Juventus, ka pësuar humbje shokuese nga Sampdoria në javën e 13-të të Serie A.

Në ndeshjen e luajtur në “Stadio Luigi Ferraris”, skuadra e Allegrit pësoi humbje me rezultatin 3:2.

Sampdoria kaloi tri herë në epërsi, duke shënuar për epërsinë 3:0 me anë të Duvan Zapata, Lucas Torreira dhe Gian Marco Ferrari, që të gjitha në pjesën e dytë.

Kurse, Juventusi arriti të rikthehet në lojë dhe dy herë të ngushtojë rezultatin në 3:2, me golat e Gonzalo Higuain e Paulo Dybala.

Juventusi pas kësaj humbje renditet në pozitën e dytë, me gjithsej 31 pikë pas 13 xhirove, katër më pak se lideri Napoli. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=BVLQny2iEYw