Juventuesi do të takohet të shtunën më Interin, në xhiron e 37-të në Seria A, transmeton Insajderi.
Takimi do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, duke filluar nga ora 18:00.
Biankonerët kanë nevojë për një fitore, për të mbajtur shpresat gjallë për një vend në top katër që të kualifikohet në Champions League.
Juventusi është në vendin e pestë në renditje me 72 pikë, një më pak se Napoli.
Në anën tjetër, Interi është në vendin e parë në renditjen e ‘Seria A’ me 88 pikë./Insajderi.com