Juventusi zyrtarizon kontratën me Tomas Rincon

Juventusi zyrtarizon kontratën me Tomas Rincon

Juventusi ka zyrtarizuar kontratën me mesfushorin, Tomas Rincon. Reprezentuesi venezulian ka vendosur t’i bashkohet në formë huazimi kampionëve për dy milionë euro nga Genoa, me opsion për blerje të përhershme.

‘Mesfushori shkatërrues’ ka nënshkruar kontratë trevjeçare, e cila e mban në skuadrën italiane deri në qershor të vitit 2020.

“Tomas Eduardo Rincon mori një hap të rëndësishëm duke u bërë lojtar i Juventusit”, shkruan në deklaratën e Bianconerëve.

unnamed-6